Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor (RC-W), mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të Kosovës. Stërvitja, e cila është rutinë ushtarake do të zhvillohet nga data 4 deri më 6 korrik 2023. “Aktiviteti stërvitor do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-Ë dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive. Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të vendosen në komunat e Istogut, Shtërpcës, Mamushës, Deçanit, Gjakovës, Dragashit, Hanit të Elezit dhe Kaçanikut”, thuhet në njoftim. Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me fluturime tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës. Karvanet e mjeteve të rënda do të kalojnë tranzit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit.