Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri i njohur si komandant ‘Hoxha’, ka përgënjeshtruar raportimet e medieve maqedonase për gjoja praninë e grupeve të armatosura në Tanushë. Ai ka bërë të ditur se në këtë fshat nuk gjendet askush tjetër përpos banorëve, të cilët janë kundër pushtetit kriminal që sundon Maqedoninë tash e 10 vite. “Në afërsi të Tanushës nga ana e Kosovës nuk ka shanse të ketë grupe të armatosura prej patrullimit të shpeshtë të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, të cilët vazhdimisht bëjnë lëvizje rreth kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës”, ka deklaruar Xhezair Shaqiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …