Komandant Jakupi: Burgjet e Shkupit janë të mbushura plot me shqiptarë të pafajshëm

Avdyl Jakupi, i njohur gjatë kryengritjes shqiptare në Maqedoni si Komandant ‘Çakalli’, i ka dërguar një letër medieve, nga burgu i Shkupit. Ai përmend në letër sesi sllavo-maqedonasit e kishin akuzuar me një akuzë, sikur gjoja kishte minuar trenin e vijës Athinë-Beograd, me ç’rast e dënuan me 22 vite burg. “Gjatë kohë qëndrova në burgun e Shkupit, i cili ishte i mbushur me shqiptarë të dënuar pa fakte. Unë rrija drejt dhe u jepja moral të rinjve… Tash i mbush 12 vite burg në burgjet e shkive, i mbuluar në burgun e harresës, por një gjë e kam të freskët.  Ato lulet mbi varret e dëshmorëve në të shenjtën Republikë të Kosovës. Lavdi të rënëve për atdhe!”, thuhet mes tjerash në  letrën  e njërit prej komandantëve  të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Avdil Jakupi.


Letra e plotë e Komandant Çakallit:

U linda në Tanushë. U shkollova në Viti të Kosovës me një rreth shqiptar, katolik e mysliman. Në luftë u kyça si shumë të tjerë, duke menduar se një ditë do ta shohim të lirë Shqipërinë. Por pas luftë sllavo-maqedonasit më akuzuan me një akuzë të rrejshme se gjoja kam minuar trenin e linjës Athinë-Beograd dhe pastaj unë duke qenë në arrati arrestova dhe kidnapova dy policë maqedon. Për këtë më dënuar 15 vite dhe 7 vite për terrorizëm, gjithsejtë 22 vite burg.

U arrestova në Ferizaj nga Interpoli dhe një ditë prilli më hipën në helikopter nga Prishtina për në Shkup. Aty lartë në qiell, i lidhur nga policët maqedonas shikoja Kosovën poshtë, vëreheshin varret e dëshmorëve dhe vetvetiu thash për nder të Juaj do të qëndroj stoik, s’do ta korisë këtë gjak të pastër shqiptari.


Gjatë kohë qëndrova në burgun e Shkupit, i cili ishte i mbushur me shqiptar të dënuar pa fakte. Unë rrija drejtë dhe u jepja moral të rinjve. Por një ditë maji ndodhi tradhtia në Kumanovë dhe aty ranë ata që i para shok të luftës e idealit, u burgosën ata që i pata njashtu bashkëluftëtar. Pas kësaj ngjarje ula kokën dhe thashë: “Mallkuar qofsh ti që i motivove dhe i tradhtove djemtë më të mirë të kombit”.


E tash i bëj 12 vite burg të shkive, i mbuluar në burgun e harresës, por një gjë e kam të freskët, ato lulet mbi varret e dëshmorëve në të shenjtën Republikë të Kosovës, Lavdi të rënëve për atdhe….


Nga burgu i Shkupit, Janar 2016.


 




Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …