Komandanti i Forces së Sigursë së Kosovës-FSK, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, general major Jeronim Bazo, u prit sot, me nderime të larta ushtarake shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, në Tiranë. Fillimisht, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga gjeneralët Bashkim Jashari dhe Zymer Halimi, u pritën në Ministri nga ministresha e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndersjellë ndërmjet ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Nga të dyja palët u shpreh gatishmeria e plotë për bashkëpunim në fushën e sigurisë në të ardhmen. Më tej, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me bashkëpunëtorë, zhvilloi takim kokë më kokë me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura shqiptare, gjeneral major Jeronim Bazo. Në takimin e përbashkët të dy gjeneralëve u bisedua për bashkëpunimin rajonal në këtë fushë, si dhe për bashkëpunimin e ministrisë për FSK dhe Forcës së Sigurisë me ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu, Komananti i FSK-së, gjeneral Rama dhe delegacioni nga ministria për Forcën e Sigurisë, në përmbërje: gjeneral brigade Bashkim Jashari, shef i Inspektoriatit, gjeneral brigade Zymer Halimi, shef i Drejtorisë për operacione, Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Atasheu ushtarak i Kosovës, nënkolonel Enver Dugolli dhe drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, Ibrahim Shala, zhvilluan një takim të zgjeruar të delegacioneve, kryesuar nga gjeneral Bazo dhe general Rama. Gjeneral Rama me këtë rast, e njoftoj gjeneralin Bazo mbi procesin që po kalon ministria për FSK dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, procesin e bashkëpunimit regjional si dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura. Nga ana e tij general Rama tha se pikërisht në këtë proces është shumë e nevojshme përvoja e Ushtrisë shqiptare e cila pothuajse ka kaluar sfida të ngjashme, në rrugën e zhvilimit. Shefi i Ushtrisë shqiptare, gjeneral Bazo tha se e gëzon fakti i sukseseve gjithnjë e më të mëdha të Forcës së Sigurisë, duke u zotuar për një bashkëpunim intenziv në të gjitha fushat e nevojshme dhe se siç u shpreh Ai, ,,Ne do jemi zëri juaj, aty ku ju nuk jeni, dhe do mundohemi të ju mbështesim edhe aty ku ne nuk jemi’’. Gjenerali Bazo tha gjithashtu se mbështetja për Forcën e Sigurisë do të jetë e sinqertë dhe konkrete, për avancimin dhe depertimin e saj në iniciativa rajonale dhe globale në fushën e sigurisë.