leoni

Komandanti i FSK-së gjeneral Rama u prit në Romë nga shefi i Forcave të Armatosura të Italisë, gjeneral Errico

Komandanti i FSK-së gjeneral Rama u prit në Romë nga shefi i Forcave të Armatosura të Italisë, gjeneral Errico

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama me ftesë të shefit të Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Danilo Errico qëndroi për vizitë zyrtare në Romë, ku zhvilloi një varg takimesh dhe vizitash me interes. Fillimisht, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit në takim nga shefi i Ushtrisë, gjenerallejtënant Danilo Errico, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë në Romë. Gjatë takimit, të dy shefat, gjeneralët Rama dhe Errico, biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, sidomos për marrëdhëniet në fushën e sigurisë ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Italisë, si dhe për vazhdimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve edhe në të ardhmen. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama  e falënderoi gjeneralin Errico për kontributin që Forcat e Armatosura të Italisë po japin për sigurinë dhe paqen në Kosovë, dhe  në  veçanti për kontributin e tyre në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.

Gjeneral Rama, në vazhdim shprehu vizionin e vendit tonë si një vend që synon të promovojë stabilitet dhe paqe, jo vetëm për qytetarët e saj, por, edhe për regjionin dhe Evropën në përgjithësi, duke theksuar faktin se Kosova aspiron që të jetë pjesë integrale e strukturave të sigurisë në regjion dhe më gjerë. Gjithashtu, gjeneral Rama tha se FSK-ja është profesionale, shumetnike, Forcë e motivuar dhe nën kontrollin demokratik civil dhe ju shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës. FSK-ja, shtoi, gjeneral Rama në takim, po merr pjesë në stërvitje të përbashkëta në disa vende, së bashku me ushtritë tjera dhe se po tregon profesionalizëm dhe shkallë të lartë të motivimit dhe ndërveprimit. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama u shpreh gjithashtu se Kosova në fushën e sigurisë ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë vende, dhe se synimi i Kosovës është që edhe me Italinë të kemi të marrëveshje të tilla, për çka, siç tha ai, pala kosovare është e gatshme. Në fund të takimit, gjeneral Rama e njoftoi shefin e Ushtrisë së Italisë, gjeneralin Errico, rreth procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. Nga ana e tij, shefi i Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Danilo Errico u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e tij në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump

Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …