Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama viziton Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama viziton Gardën Kombëtare të Ajovës

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në krye të një delegacioni, po qëndron për një vizitë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovës. Gjatë kësaj vizite, Rama dhe delegacioni i FSK-së janë pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Timothy Orr dhe stafi i lartë i kësaj garde. Rama gjatë vizitës së tij po ashtu ka vizituar njësitë dhe Shtabin e Përbashkët të Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjeneral Rama dhe gjenerali Orr në takimin që zhvilluan së bashku biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e përvojave në mes dy forcave, si dhe për avancimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

 

Ai po ashtu vizitoi Institutin Regjional të Trajnimit, Qendrën e Trajnimit për Mbështetje si dhe Komandën e Gardës Kombëtare Ajrore të Ajovës. Gjatë takimeve që gjeneral Rama zhvilloi në këto qendra, ndër tjera, nga drejtuesit e tyre kërkoi mbështetjeje për pjesëtarët e FSK-së në fushën e mirëmbajtjes, mjekësisë ushtarake, mbrojtjes kibernetike si dhe në fushën e zhvillimit profesional të udhëheqjes. Gjatë vizitës, delegacioni i FSK-së është shoqëruar nga konsulli gjeneral i Republikës së  Kosovës në Ajova, Xhavit Gashi. Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe rreshter majori Genc Metaj morën pjesë edhe në Paradën e Veteranëve, e cila organizohet me rastin e panairit të bujqësisë në Des Moines Iowa.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …