Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë se kjo forcë po e pret vendimin politik për të nisur implementimin e planit dhjetëvjeçar, në mënyrë që Kosova të ketë ushtri të mirëfilltë. Duke folur në detaje për angazhimin, misionet dhe punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2015, gjeneral Rama ka thënë se pas ditës “D” apo vendimit politik, prioritet i Forcës do të jetë shndërrimi i Ministrisë së FSK-së në ministri të mbrojtjes. Rama ka bërë thirrje në investimin e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, meqë ajo është themeli i një ushtrie.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …