Komandanti i Gardës Kombëtare IOWA Gjeneral major Timothy Orr me bashkëpunëtorët e tij i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë vizituar dje Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj si dhe Batalionin e parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan. Në kazermën ,,Skënderbeu “ në Ferizaj ata janë pritë nga Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Enver Cikaqi me stafin e tij dhe është njoftuar për aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar KDS-ja, përgatitje dhe prioritete këto të dhëna nga Komandanti i FSK-së për Komandën e Doktrinës si institucion edukativ dhe me prioritet në fazën e transformimit.
Gjenerali Orr në KDS ishte shumë i interesuar për të gjitha proceset që po kalon FSK-ja si; trajnimet, infrastruktura, përgatitja e stafit dhe shumë çështje tjera me interes. Vizita ka vazhduar në përcjelljen e disa trajnimeve që janë duke u realizuar në KDS. Ai ka takuar gjithashtu dy pjesëtarët e FSK-së të cilët kishin dal të parët në garën e ,,Ushtarit më të mirë për vitin 2017”, tetar Rafet Gashi, tetar Binak Podrimqaku, ku ndau nga një mirënjohje për të arriturat e tyre dhe i përgëzoi për suksesin. Vizita e radhës ishte në trajnimin bazik të komuniteteve ku me këtë rast gjenerali Orr theksoi: ,,Ju përgëzoj për punën që jeni duke bërë për t`i shërbyer vendit, duhet të jeni krenar që keni veshur uniformat dhe prezantoni shtetin tuaj, dhe ky është vetëm fillimi, keni një rrugë përpara një karrierë e cila ju pret dhe familja e juaj të jetë krenar me ju”. Po këtë ditë komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Gjenerali Timothy Orr dhe zëvendëskomandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejt kolonel Xhevahir Geci, kanë vizituar Batalionin e parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan. Delegacioni i lartë u prit nga Komandanti i Batalionit të parë Nënkolonel Haki Xhemajli, i cili falënderoi gjeneralin Orr dhe komandantin Rama për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Gardës Kombëtare të Ajoves që është bashkëpunim në vazhdimësi. Në kuadër të kësaj vizite gjeneral Orr dhe gjeneral Rama, takuan personelin e Kompanisë 1A, të cilët sa po ishin kthyer nga tereni (Ushtrimi Fushor tre ditorë) i realizuar në fshatin Marec.
Gjatë vizitës ë tij në Kosovë dhe në FSK, komandanti Orr po ashtu ditë më parë ka vizituar Qendrën për Studime Universitare në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë i cili u prit nga Komandanti i QSU-së Major Avni Kiçina.