Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stjuart Manç deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet dhe se një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik. Kështu u shpreh ai pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, ku ai foli për situatën në veri dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në vend. Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate Napoli u pyet edhe lidhur me shqetësimet e ngritura nga autoritetet vendore për 48 bazat ushtarake të vendosura përreth kufirit me Serbinë. Në konferencë për media pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, admirali i NATO-s u shpreh se mandati i KFOR-it në Kosovë është për një mjedis të sigurt, për çka shtoi se ka sfida të vazhdueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …