Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka ndarë medalje të karrierës për nënoficerët e lartë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka ndarë medalje të karrierës për nënoficerët e lartë të FSK-së. Këto medalje janë ndarë për vlerësimin e punës, angazhimin dhe përkushtimin e tyre në ngritjen e standardeve dhe kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Kontributi i Nënoficerëve në ngritjen e korit të nënoficerëve dhe zhvillimin e Forcës me standardet e vendeve të NATO-s, është pikërisht puna dhe angazhimi i pakursyer i nënoficerëve të lartë të FSK-së” ka njoftuar FSK-ja.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …