Në kuadër të manifestimit të shënimit të “Ditës së Forcës”, 27 Nëntorin, Komandanti i FSK, gjenerallejtënant, Rrahma Rama, i shoqëruar nga ministri, Mehaj e të tjerë bënë homazhe te Kompleksi Memorial Adem Jashari, në Prekaz. Në këtë delegacion ishin edhe zëvendës-ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, Sekretarja e Përgjithshme, Fahrije Sadiku, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të FSK-së. Me këtë rast, u tha se duke respektuar të kaluarën e lavdishme, gjakun e derdhur të familjes Jashari, të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, garantojmë të ardhme të sigurt të vendit. Sot po vazhdojnë homazhet te Kompleksi Memorial, Adem Jashari, në Prekaz dhe te shtatoret, lapidarët, bustet e pllakat përkujtimore të heronjve, dëshmorëve e martirëve kudo në Kosovë e më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …