Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uron djemt dhe vajzat në uniformë me rastin e “Ditës së Forcës”
Në këtë ditë të rëndësishme, ai shpreh respektin e tij të sinqertë për të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së.
Të nderuar ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, përkushtimi juaj i palëkundur dhe puna juaj e palodhshme që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme.
Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritoret më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot.
Vetëm përmes përkushtimit dhe punës tuaj të palodhshme do të mund të arrijmë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.
Urime Dita e Ushtrisë për ju, djem dhe vajza të shkëlqyer të ushtrisë sonë!