Në MFSK me aktorët pjesëmarrës u mbajt takim vlerësues për zhvillimet e Ushtrimit Fushor “Shqiponja -6”. Në takim ishin të pranishëm Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFT-së gjeneral major Enver Cikaqi, gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Naim Haziri, oficer dhe nën oficerë nga ushtritë e shteteve pjesëmarrëse, FSK-së dhe të agjencive emergjente. Takimin e kryesoi drejtori i ushtrimit, gjeneral brigade Naim Haziri, i cili konstatoi se, ushtrimi fushor ka qenë shumë i suksesshëm, se ka arritur objektivat e planifikuar, është zhvilluar i tëri sipas planit dhe pa ndonjë lëndim apo incident për pjesëmarrësit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …