leoni

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pret në takim rreshter majorin e EUCOM-it, Robert V. Abernethy

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim rreshter majorin komandues të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy, i shoqëruar nga rreshter majori i Gardës Kombëtare të IOWA-s, Matthew T. Strasser. Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i ngushtë mes FSK-së dhe EUCOM-it, me fokus në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve. Gjeneral Jashari vlerësoi mbështetjen e partnerëve amerikanë në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve. Rreshter majori Abernethy përgëzoi lidershipin e gjeneral Jasharit për mbështetjen e zhvillimit të karrierës ushtarake dhe rolin kyç të nënoficerëve në FSK. Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme, Jashari e dekoroi Abernethyn me medaljen “Shërbim vetëmohues”.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së Kryeministrit Mickoski

Deklarata e fundit e Kryeministrit Mickoski, ku pretendon se BDI nuk kujdeset për çështjet e …