Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i shoqëruar nga zëvendësministri Shemsi Syla kanë pritur në takim ish-komandantin e Divizionit të Kukësit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë , gjeneral Kudusi Lame. Fillimisht, gjeneral Lame e ka uruar Jasharin për marrjen e detyrës së komandantit të FSK-së, duke shprehur besimin e plotë se me lidershipin e tij, FSK-ja do të ngrehë edhe më tutje nivelin e përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore si dhe avancimit të saj në ushtri me vlerat më të larta morale dhe kombëtare. Nga ana e tij, gjenerallejtënant Bashkim Jashari e ka falënderuar gjeneral Lamën për urimet si dhe ka rikujtuar me pietet të lartë kontributin e tij si ushtarak dhe patriot si dhe gjithë vëllezërve dhe motrave të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e kauzës së lirisë dhe pavarësisë se Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …