Komandanti i FSK-së gjeneral Rraham Rama në një vizitë zyrtare në Britani të Madhe

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, nga 7 deri më 12 dhjetor 2015, po qëndron për një vizitë zyrtare në Londër. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama gjatë vizitës në Londër u pritë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Akademinë e Mbrojtjes, si dhe vizitoi edhe Parlamentin, ku pati takime pune me përfaqësues të këtyre institucioneve. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, ka falënderuar Qeverinë e Britanisë si dhe Ministrinë e Mbrojtjes për të gjitha ndihmat e gjithanshme që po japin për FSK-në, si në shkollim, trajnime; me qëllim të ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, etj. Gjatë takimeve që pati komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në Londër me përfaqësuesit më të lartë shtetëror, ju premtuan përkrahje në të gjitha drejtimet si dhe vazhdimin e shkollimit të oficerëve të FSK-së, edhe në të ardhmen.

Vizita zyrtare e komandantit të FSK-së, në Londër, lidhet  edhe me shkollimin e oficerëve të FSK-së, në akademinë ushtarake të Britanisë së Madhe. Gjatë qëndrimit në Londër, gjeneral Rama  do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst, që është njëra ndër akademitë më të njohura në botë, me një traditë të gjatë shkollimi, ku në këtë gjeneratë, janë pjesë e saj edhe dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneral Rama, pritet të ketë takime edhe në institucionet tjera të Mbrojtjes në Londër. (Remzie  Zeqiri)

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …