Në vazhdën e aktiviteteve për të nderuar “Epopenë e UÇK-së”, sot Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Këto homazhe u bënë në nderim të 27 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri. Kujtimi i ditëve të tilla dhe nderimi i të rënëve për liri është frymëzim për t’i shërbyer atdheut.
