Me ftesë të Gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski nga Maqedonia dhe bashkë-organizuar nga Komanda e Forcave Amerikane në Evropë, në krye me Gjeneral Kristofer Kavoli, Komandanti i FSK-së mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut, në Shkup. Në konferencë mori pjesë edhe Gjeneralmajor Stefen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Ajovës, shtetit partner të Kosovës. Gjatë konferencës, Gjeneral Jashari iu drejtuar të pranishmëve një fjalim ku paraqiti të arriturat e FSK-së. Gjithashtu Gjeneral Jashari foli për sulmet e ndodhura në veri të Kosovës dhe për faktin që ato janë kërcënim për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Gjenerali ritheksoi që gjëra të tilla nuk bën të përsëriten dhe shtetet të cilat i përkrahin ato duhet të marrin dënimin e merituar. Në fund Gjeneral Jashari zyrtarisht u deklaroi pjesëmarrësve që ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut. Konferenca ka vazhduar punimet ku në suazën e saj, Komandanti i FSK-së me delegacionin e tij ka realizuar takime bilateral me delegacionin amerikan prirë nga Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant i Forcave Amerikane për Evrope. Gjatë takimit, Gjeneral Bashkim Jashari prezantoi të arriturat e FSK-së dhe falënderoi Gjeneralin Cavoli për mbështetjen dhe partneritetin në fushën ushtarake mes dy vendeve. Po ashtu, u diskutua situata e sigurisë në vendin tonë dhe sfidat rreth saj. Gjeneral Cavoli e përgëzoi Gjeneral Jasharin për lidershipin e tij së dhe njëherit ritheksoi që SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin FSK-në në rrugën e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake dhe atyre të mbrojtjes.
