leoni

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell. Me këtë rast, Gjeneral Jashari i shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe jetike të Ushtrisë Amerikane në përgjithësi dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s në veçanti, për ndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e aftësive dhe kapaciteteve Operacionale të FSK-së. Në vazhdim, Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin Corell, me të arriturat e deritashme, aktivitetet në proces dhe objektivat e tij operacional për të ardhmen. Gjithashtu, ai e njoftoi me vizionin e tij dhe aktivitetet e projektuara në kuadër të partneritetit të ngushtë me Gardën Kombëtare të Iowa-s, duke potencuar se për të gjitha do të ketë mundësi të konkretizohen edhe në nivel të dy delegacioneve në vizitën e ardhshme të tij në SHBA, me ftesë të Gjeneral Corell. Gjeneral Corell, shprehu vlerësimin e lartë për vizionin e Gjeneral Jasharit dhe lidershipin e tij aktual dhe atë të dëshmuar edhe në përgjegjësitë e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …