Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant  Bashkim Jashari, priti me ceremoni zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë Gjeneral Eberhard Zorn

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant  Bashkim Jashari, priti me ceremoni zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë Gjeneral Eberhard Zorn

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant  Bashkim Jashari, priti me ceremoni zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë Gjeneral Eberhard Zorn. Të dy gjeneralët, diskutuan lidhur me bashkëpunimin e afërt që FSK e gëzon me ushtrinë Gjermane dhe potencialin për zgjerimin e këtij bashkëpunimi. Më këtë rast Gjeneral Jashari  falënderoi Gjeneralin Zorn për përkushtimin e tij dhe të ushtrisë Gjermane për të ndihmuar FSK-në, në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake. Ushtria Gjermane është njëra nga kontribuesit më të mdhenjë me trajnime, ekspertizë dhe donacione të pajisjeve ushtarake për FSK-në, me fokus logjistikën.

Në takim, po ashtu u diskutua edhe situata e sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë. Në fund të vizitës, u shfrytëzua rasti që pala Gjermane zyrtarisht ti dorëzojë FSK-së, donacion veshje mbrojtëse specialistike kundër mjeteve shpërthyese për ekipet e Deminimit/EOD të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …