Komandanti i FSK-së priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane dhe SHBA-të

Komandanti i FSK-së priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane dhe SHBA-të

Komandanti i FSK-së, gjeneral, Bashkim Jashari,  priti delegacionin e lartë të nënoficerëve nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane (EUCOM) dhe SHBA-të nënoficerëve të prirë nga Rreshter majori Easton, Nënoficeri Madhor i Komandës Evropiane të Forcave Amerikane. Gjeneral Jashari e falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme për Korin e Nënoficerëve si dhe për planet e përbashkëta për zhvillimin e mëtutjeshëm, ai gjithashtu kërkoi mbështetjen e mëtutjeshme të nënoficerëve të Komandës Evropiane të Forcave Amerikane në ushtrime dhe aktivitete të përbashkëta. Rreshter majori Easton premtoi mbështetjen e komandës së tij për Forcën e Sigurisë së Kosovës  në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve në të gjitha fushat e veçanërisht atë të  Nënoficerëve. Në takim u theksua rëndësia e Korit të Nënoficerëve për zhvillimin e ushtrisë sonë dhe roli kyç i tyre në funksionimin e zinxhirit  komandues.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …