Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario. Gjeneral Rama së pari i uroi detyrën e re komandantit të KFOR-it, gjeneralit Lorenzo D’Addario dhe më pas e njoftoi me zhvillimet e fundit rreth miratimit të ligjeve për misionin të ri të FSK-së. Ai poashtu e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet NATO/KFOR-it dhe FSK-së, që është realizuar në fusha të ndryshme. Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan lart bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …