Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, më datë 17 tetor 2019, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, vizitoi Universitetin e Norwichit në Vermont. Gjeneral Rama në emër të Ministrisë së Mbrojtjes ka nënshkruar Marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin e Norwich-it për të bashkëpunuar në fushën e edukimit, hulumtimit shkencor në fushën ushtarake, si dhe garave në mes të kadetëve të këtyre institucioneve. Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Gjeneral Rama e falënderoi presidentin e këtij institucioni Richard Schneider për besimin dhe mundësinë e dhënë duke theksuar se ky bashkëpunim do të kontribuojë në avancimin e njohurive dhe përvojave të kadetëve të të dyja institucioneve. Gjeneral Rama së bashku me delegacionin e tij i përberë nga kolonel Ilir Qeriqi, atashe i Mbrojtjes në SHBA, major Korab Dauti SHPFSK dhe major Jaser Mulla, asistent ushtarak i KOMFSK-së, patën rastin të vizitojnë Qendrën Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike, ku nga stafi i kësaj qendre janë njoftuar për funksionimin dhe mbarëvajtjen e procesit të saj mësimor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …