Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama pranon se problemi me listat e veteranëve po dëmton imazhin e Republikës së Kosovës dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës, Rrahman Rama ishte komandat i Zonës Operative të Shalës, zonë për të cilën thotë se është i gatshëm të jap sqarime, në çdo kohë që është e nevojshme, duke shtuar se nuk e kupton se me çfarë përgjegjësie morale dikush mund të gëzojë statusin e veteranit luftëtar që nuk i takon. Në një intervistë për KosovaPress, Rama thotë se çështja e veteranëve tash është në duart e institucioneve të drejtësisë dhe qytetarët duan të dinë se kush ka qenë e kush jo luftëtar veteran, por sipas tij do duhet kohë dhe sqarim që të zbardhet çdo gjë. Duhet të dalin në dritë faktet për veteranët e vërtetë, ashtu edhe për ata që pretendohet se kanë keqpërdorur. Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me mbi 20 mijë emrat që po cilësohen persona që përfituan kundërligjshëm në emër të statusit të veteranit. Në Zonën Operative të Shalës, u publikuan 187 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm. Zona Operative e Shalës kishte dalë me më së paku veteranë, krahasuar me zonat e tjera.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …