Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama me bashkëpunëtorë po qëndron për një vizitë zyrtare në Ankara, të Republikës së Turqisë. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit nga Komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneralin Hulusi Akan. Gjatë takimit në mes tyre u bisedua për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zhvillimin dhe profesionalizimin e saj e në veçanti u fokusua mbi realizmin e aktiviteteve që dalin nga Marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë. Më tej gjeneral Rama e falënderoi gjeneralin turk për krijimin e mundësive që aktivitetet e parapara mbi bazën e planit të bashkëpunimit të realizohen me sukses. Komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjenerali turk Hulusi Akan shprehu përkushtimin për thellimin dhe zgerimin e bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …