Rrahman Rama

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama: Vendimi i Qeverisë nuk vlen për institucionin tonë

Vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili parasheh që nga dita e sotme qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve të bëhet vetëm në kohë të caktuara, e ka kundërshtuar mbrëmë vonë në një konferencë presidenti Hashim Thaçi, duke e quajtur vendim antikushtetues. Madje presidenti ka bërë thirrje që një vendim i tillë të mos respektohet nga qytetarët. Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se do ta respektojnë gjithsecilin vendim në të mirë të qytetarëve. “Ne nuk kemi ndonjë orë policore sot. Ne e respektojmë çdo vendim që vjen, por institucioni ynë është institucion i shtetit dhe kur vlerësohet se kanë nevojë qytetarët, ne s’e pyesim orën policore. Nuk vlen vendimi për institucionin tonë. Ne jemi institucion shtetëror, ne i respektojmë rregullat, ne jemi në gjendje emergjente dhe duhet të veprojmë”, tha Rama. Ndërkohë kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve është i rrezikshëm për Kosovën dhe për qytetarët e saj. Sipas tij, vendimi i qeverisë Kurti është shkelje e Kushtetutës dhe qytetarët nuk janë të obliguar t’i respektojnë vendimet antikushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë për këtë. “As policia, as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim antikushtetues të qeverisë sepse kështu bëjnë edhe vetë vepër penale”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ka shfaqur gatishmërinë për të marr përgjegjësi për krijimin e Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës ka shfaqur gatishmëri për të marr përgjegjësi për krijimin e Qeverisë. …