Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama vizitoi ushtrimin e përbashkët “Përgjigje e menjëhershme – 19, të po mbahet në Kroaci. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, gjeneral Mirko Shundov, po merr pjesë në ditën e vizitorëve të ushtrimit fushor ndërkombëtar të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë, “Përgjigje e menjëhershme – 19, në Poligonin Ushtarak të Stërvitjes në Slunj të Kroacisë si dhe do të marrë pjesë edhe në shënimin e 10- vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në NATO. Gjeneral Rama në këtë aktivitet pati mundësi të shoh nga afër angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës e përfaqësuar në ushtrim nga pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë (BRSH) dhe Ekipeve për Eliminimin e Mjeteve Eksplozive të Pashpërthyera (EOD), të cilët krahas shteteve partnere dhe atyre të NATO-së treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë në kryerjen e misioneve bazuar në skenarët e ushtrimit.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …