Për shkak të eskalimit të situatës së sigurisë në verë të vendit tonë, forca të shtuara policore, por edhe përfaqësues të KFOR-it, kanë shtuar praninë e tyre pranë objektit të Komunës në veri të Mitrovicës. Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuçia ka mbajtur një takim një orësh me kryeministrin Albin Kurti. Shkak për këtë takim ka qenë pasi Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotsjellës dhe bombat molotov për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale, në Veri. Lidhur me takimin ende nuk është lëshuar një komunikatë zyrtare.
