Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, u ka bërë thirrje “të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes. Ai tha  se KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës dhe ka kapacitet të plotë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, në gjithë territorin e Kosovës, sipas mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, ka thënë ai. Ne presim që të gjithë të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shprehjet provokuese të forcës, për të mundësuar lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet kërkuar përmes dialogut”, ka saktësuar komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe pastrimit institucional nga shqiptarët

Nën maskën e një ‘patriotizmi’ të rremë dhe të retorikës së ‘kthimit të Maqedonisë maqedonasve’, …