Komandanti i KFOR-it, Enriko Barduani, thotë se për FSK-në në veri, ne jemi ata që pyetemi, për urën mbesim deri në një zgjidhje politike. Rasti i Banjskës dhe sabotimi në kanalin “Ibër-Lepenc” janë incidente të veçanta, secila prej të cilave kërkon hetime të pavarura për të vërtetuar faktet dhe përgjegjësinë. Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it, Enriko Barduani në një interviste. Sipas tij , KFOR-i nuk ka asnjë rol në hetimin e diversionit të fundit, duke pasur parasysh se zbatimi i ligjit nuk është brenda mandatit të tij. “Situata në Kosovë mbetet e qetë, por e ndjeshme, me ekspozim të vazhdueshëm ndaj përshkallëzimit të mundshëm. Ai ka thënë se KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në urën kryesore të Ibrit dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth. Enrico Barduani ka konfirmuar se çdo prani e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në veri kërkon miratimin paraprak nga komandanti i KFOR-it. Incidente të izoluara ende mund të ndodhin. Parandalimi i plotë i incidenteve të tilla është kompleks, sepse ato shpesh përfshijnë elementë kriminalë ose terroristë që veprojnë në mënyrë të fshehtë dhe të paparashikueshme”, ka thënë Enriko Barduani.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ndodhën në vizitë zyrtare në Amerikë, për fuqizimin e mbrojtjes së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po …