Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori, Michele Risi uron gjenerallejtënant Rrahman Ramën, për Ditën e Forcës

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori, Michele Risi uron gjenerallejtënant Rrahman Ramën, për Ditën e Forcës

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me rastin e Ditës së Forcës, ka marrë letër urimi nga komandanti i KFOR-it, gjeneral majori, Michele Risi. “I nderuar Gjeneral Rama, shfrytëzoj rastin që zyrtarisht të ju uroj juve, grave dhe burrave të Forcës së Sigurisë të Kosovës festën e Ditës së Forcës. Ky moment i rëndësishëm shënon një përvjetor të veçantë të vazhdimësisë së FSK-së në kontribut dhënien e përgjithshme për sigurinë e Kosovës. Përkushtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimet e KFOR-it, siç është ajo “Shpata e Argjendtë” dhe ekspertizat që ndërlidhen me reagim ndaj emergjencave, pastaj operacionet e kërkim-shpëtimit dhe largimin e mjeteve të pashpërthyera, mbesin veprime të pa çmuara sa duhet në afrimin e një ambienti të sigurt. Për më tepër, shembulli i paraqitjes së FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” në vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar “është një zë shtesë” i rritjes së kapaciteteve të FSK-së, si dhe dëshmi për udhëheqjen tuaj. Mezi pres të bashkëpunoj me ju, me të filluar vizitat si Komandant i KFOR-it. Ju dëshiroj fat dhe gjitha të mirat në ofrimin e mbështetjes për zhvillimin dhe sigurinë në Kosovë:, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …