Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s, në Bruksel. Ai ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë të NATO-s, si me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, dhe me ambasadorë nga të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa në misionin e KFOR-it, në Kosovë. Ai thotë se nga kjo vizitë, i kam marrë disa mesazhe të cilat i dëgjova me zë të lartë dhe të qartë në të gjitha takimet që i mbajta, në Bruksel. Mesazhi i parë, ishte që aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Mesazh tjetër ishte që KFOR-i është misioni më i gjatë dhe tani më i madh i NATO-s dhe përfaqëson një demonstrim konkret dhe të prekshëm të përkushtimit të palëkundur të NATO-s për stabilitetin rajonal, ka saktësuar, Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …