Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve të Aleatëve, në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur dje në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 shtetet aleate dhe partnere, që kontribuojnë me trupa në KFOR. Sipas komunikatës së KFOR-it, takimi ka pasur si fokus diskutimin e situatës së sigurisë në Kosovë, aktivitetet aktuale të misionit, dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar. Në fjalën e tij, komandanti Barduani theksoi rëndësinë e unitetit në përpjekjet dhe qëllimin e përbashkët për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme të Kosovës dhe për ruajtjen e sigurisë rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Hajdari: Protesta për drejtësi, jo hakmarrje, për komandantët e UÇK-së

Veterani dhe invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Berat Hajdari, ishte folësi i parë që …