Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Enrico Barduani, ka qëndruar për vizitë në Serbi

Komandanti i ri i KFOR-it, në Kosovë, gjenerali Enrico Barduani, ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me kreun e forcave serbe, Milan Mojsiloviq si dhe anëtarë të tjerë të forcave të armatosura. Ai  ia ka bërë të qartë gjeneralit serb rëndësinë e komunikimit të rregullt me qëllim të sigurimit që informatat të shkëmbehen me kohë. Komandanti i KFOR-it gjithashtu ka ripohuar përkushtimin e KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it në OKB, dhe ka ritheksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi, transparenca dhe paanshmëria do të mbeten parimet shtytëse të përpjekjeve të përditshme të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit rajonal, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Ata që dëshmojnë në Gjykatën Speciale janë fundërrina, të cilët edhe penguan luftën e UÇK-së

Ish-i burgosuri politik, veprimtari dhe politikani, Nait Hasani shprehu qëndrim të ashpër ndaj atyre që …