Komandanti i KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutash është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Komandanti i KFOR-it, në Kosovë,  Ozkan Ulutash, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ndërkohë është bërë me dije se Ozkan Ulutash dhe Hakan Fidan, ndër të tjera kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë, por edhe për aktivitetet e KFOR-it. Ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjeneralmajor Ozkan Ulutash theksoi kontributin e gjatë të Turqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal, ka njoftuar  forca paqeruajtëse e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …