Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, është takuar me komandantin e FSK, Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti. Sipas një njoftimi për media nga KFOR, në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend. Në njoftim thuhet se zyrtarët shprehen pikëpamjet e tyre mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në mbarë Kosovën dhe për nivelin e bashkëpunimit mes tyre. Ata ranë dakord për angazhime të vazhdueshme, si dhe për koordinim dhe konsultime të rregullta. KFOR ka përsëritur se do të vazhdojë të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Kosova në rrugë drejt anëtarësimit në NATO, por pa afate konkrete. Kosova po bën përparime drejt anëtarësimit në NATO, por ish-ushtarakët dhe deputetët e shumicës parlamentare hezitojnë të parashikojnë një periudhë kohore specifike për këtë proces, veçanërisht për shkak të situatës komplekse ndërkombëtare dhe rastit të Ukrainës. Kryetarja, avajosa Osmani, mori pjesë në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington, me ftesë të kryetarit, Joe Biden. Ajo e vlerësoi këtë pjesëmarrje si një mundësi të rëndësishme për Kosovën. Megjithatë, rruga drejt anëtarësimit në NATO mbetet sfiduese dhe e gjatë për deputetët e mazhorancës, pavarësisht hapave pozitivë të ndërmarrë deri tani.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …