Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash, është cituar të ketë deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë, pas rritjes së tensioneve në veri gjatë muajve të fundit është përmirësuar. Gjenerali Ulutash ka thënë se NATO-ja i është përgjigjur shpejt dhunës së fundit në veri, duke vendosur edhe 1 000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë. Në një intervistë për mediumin serb “Tanjug” ai ka deklaruar se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe pikat kufitare. KFOR-i gjithashtu vazhdon të krijojë kornizën e sigurisë të nevojshme për përparimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm”, ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …