Komandanti i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, Gjenerali amerikan, tani në pension, Wesley Clark, gjatë qëndrimit, në Prishtinë ka biseduar me kryeministrin, Albin Kurti. Duke folur lidhur me këtë takim, Gjenerali Clark ka deklaruar se me kryeministrin, Kurti, nuk kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e në rajon. Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi siguria, pasi ne kemi biseduar për projektet energjetike. Megjithatë ai ka saktësuar me këtë rast se ndihet mirë pasi Qeveria, në Prishtinë, është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë edhe për faktin se forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë të pranishme në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …