Komandanti i paramilitarëve, Jevgeny Prigozhin, me luftëtarët e tij, u larguan nga qyteti jugor i Rusisë, Rostov mbi Don

Komandanti i paramilitarëve, Jevgeny Prigozhin, me luftëtarët e tij, u larguan nga qyteti jugor i Rusisë, Rostov mbi Don

Kreu i grupit paraushtarak i Rusisë, Wagner, komandanti Jevgeny Prigozhin, së bashku me luftëtarët e tij, janë larguar nga qyteti jugor rus, Rostov mbi Don, tha një zyrtar lokal, transmeton Anadolu. Një kolonë e Wagnerit u largua nga Rostovi dhe u nis për në kampet e tyre fushore”, tha guvernatori i rajonit të Rostovit,  Vasily Golubev. Pamjet në rrjetet sociale treguan luftëtarët e Wagnerit duke u larguar nga ndërtesa e Shtabit të Distriktit Ushtarak Jugor Rus në Rostov-mbi-Donu dhe duke hequr pajisjet ushtarake nga qyteti. Si kundërpërgjigje, Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi nisi një procedim penal kundër Wagnerit për rebelim të armatosur. Kryetari rus Vladimir Putin e cilësoi kryengritjen e Wagnerit si akt tradhtie. Prigozhin tha tha se luftëtarët e tij vendosën të ktheheshin për të shmangur gjakderdhjen kur ishin 200 kilometra larg Moskës, ndërsa presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, tha se ai zhvilloi bisedime me kreun e Wagnerit, i cili pranoi një marrëveshje për shtendosjen e krizës

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …