Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim komandantin e ri të Gardës Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral majorin, Benjamin Corell. Në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes ndërmjet komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Benjamin Corell u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera të Forcës së Sigurisë të Kosovës me Gardën Kombëtare të Ajovës, si dhe për gatishmërinë e dy institucioneve për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Gjeneral Rama dhe gjenerali amerikan Correl pritet që nesër të zhvillojnë vizitë në Gardën Kombëtare të FSK-së në Pomozotin si dhe repartet dhe njësitë e Gardës Kombëtare. Ata pritet të marrin pjesë në takimin radhës të shefave të Mbrojtjes në kuadër të Konferencës SHBA-Karta e Ardiatikut(A5) që do të mbahet në Republikën e Shqipërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …