Komandanti i UÇK-së në Zonën e Neredimes gjatë luftë, Shukri Buja, po dëshmon në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë. Ai në fillim të fjalës së tij, ka bërë të ditur se është ftuar në këtë proces si dëshmitar edhe si i dyshuar, duke sqaruar se në vitin 2019 nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ishte i ftuar në bisedë, pa e ditur statusin definitiv, si i dyshuar apo dëshmitar. Pas insistimit të avokatëve të mi përfundimisht m’u tregua se jam vetëm si i dyshuar. Prokuroria Speciale nuk më ka informuar për akuzat që kishin ndaj meje dhe nuk kanë informuar as avokatët e mi, përkundër kërkesave të shumta nga ekipi im ligjor, ka thënë Shukri Buja në fillim të dëshmisë së tij, në Hagë. Avokati i Shukri Bujës, Taulant Hodaj në fjalën e tij, ka kërkuar pushimin e hetimeve, pasi Prokuroria Speciale e Hagës vazhdon ta konsiderojë atë si të dyshuar bazuar në një vendim që ishte lëshuar në vitin 2019.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …