Komandanti i Zonës Operative së Llapit, gjatë kohës së luftës, Rrustem Mustafa, pritet të jap dëshmi në Gjykatën Speciale të Hagës. Ky rast ka shkaktuar përplasje në seancën e sotme që po mbahet në Hagë, pasi Prokuroria në momentet e fundit ka kërkuar që dëshmitë e mëhershme të Remit të merren parasysh, në mënyrë që të kursehet koha. Prokuroria kërkoi që Rrustem Mustafa të mos shkojë në seancë për të konfirmuar dëshmitë e mëhershme, por vetëm të përgjigjet në kundër-pyetjet e mbrojtjes. Nëse dëshmitë e Mustafës merren parasysh, atëherë mbrojtja me gjasë nuk do të ketë kohë të parashtrojë pyetjet e saj në detaje. Kjo ka shkaktuar kundërshtime të ashpra nga avokatët. Avokat i Hashim Thaçit, Lluka Misetiq, ka thënë se duke marrë parasysh qëndrimi në seancën përgatitore, Prokuroria ka ndryshuar strategjinë. Dëshmitari nuk dëshiron që të thotë gjëra të tjera më tej se çka ka thënë në deklaratë, kjo nuk do të thotë se deklarata duhet të pranohet sipas rregullës. Ne nuk identifikojmë logjikën pse po ndodhë kjo, dhe pse kërkohet që deklarata të pranohet në këtë mënyrë. Duke marrë parasysh atë që ka ndodhur në seancën përgatitore, kjo është faktor i arsyeshëm që të mos pranohet kërkesa e Prokurorisë sepse dëshmitari nuk ka bërë korrigjime e rishikime nga deklaratat e tij të mëparshme. Problemi me këtë është se i dyshuari mund të ketë një motiv për të mbrojtur veten nëse merret në intervistë si i dyshuar, dhe kjo është një tjetër arsye pse duhet ta dëgjojmë drejtpërdrejt dëshminë e këtij dëshmitari, ka thënë avokati Misetiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …