Komandanti i Zonës Operative të Neredimes, gjatë luftës, Shukri Buja, po qëndron në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale. Ai ka sqaruar se tërë kjo është bërë pa dëshirën e tij, po ka një ftesë të detyruar nga Prokuroria e kësaj gjykate. Në një mesazh për bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët, Buja ka theksuar rëndësinë e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur atë luftë të shenjtë dhe të drejtë, ndërsa ka saktësuar se falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleatëve, veçanërisht të Amerikës, ne tani e gëzojmë lirinë sot. Lufta e UÇK ishte kundër pushtuesit, ishte e imponuar dhe e domosdoshme, ka shkruar Buja, duke shtuar se lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Ai beson për pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij, duke konsideruar drejtësia do të triumfojë.
