Ish-komandanti i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi, ka thënë se Serbia çdoherë është munduar të bëjë ndasi te shqiptarët e besimit të krishterë dhe atyre mysliman. “Politika e tyre shoveniste që nga koha e Çubrilloviqit është munduar të bëjë ndasi fetare të shqiptarët”. Marashi thotë se në UÇK ka qenë turp të deklarohet dikush si katolikë apo myslimanë. “Si shqiptarë e kemi pasur dhe e kemi armikun e përbashkët. Nuk mundemi për dëshirë të Bashkimit Evropian të deklarohemi ashtu. Po shihet se ata këtë gjë e kanë bërë qëllimisht…Unë në formacion e kam pasur hoxhën. Askujt nuk i ka penguar që çdokush të kryej ritet e besimit të vet. Po ua jap një shembull që kur është vrarë një mik shtëpie i imi, Nikollë Doda, është imami Muhamer Veseli që ka kërkuar të vijë në varrimin e tij prifti, tha ai. Ish-luftëtari i UÇK-së është shprehur i zhgënjyer kur Specialja kishte ndarë në aktakuzë katolikët me shqiptarët.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …