Komandanti Regional-West Kolonel Natale Gatti-OF-5 RC-W, është prit nga kryetari Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë prit në takim Kolonel Natale Gatti me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj tha se situata e sigurisë në Deçan është e qetë dhe nuk janë paraqitur probleme të natyrave ndëretnike, lirshëm mund të konsideroi që është komuna më e qentë në vend. Ramosaj duke e vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Komunës së Deçanit dhe KFOR-it, shprehi gatishmërinë që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të ofrimit te një ambienti më të mirë dhe të sigurt për qytetarët, duke e njoftuar Kolonel Gatti për projekte të cilat janë realizuar njëkohësisht edhe punët që na presin këtë vit, vështirësitë dhe specifikat e punës sidomos në sektorin e Turizmit ku prioritet i Komunës është zhvillimi i kësaj fushe. Në anën tjetër edhe Kolonel Natale Gatti, falënderoi kryetarin Ramosaj për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim çdo herë që është e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …