Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, ka folur për bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Komandanti Ulutash, foli për rëndësinë e shmangies së veprimeve të njëanshme që mund të përkeqësojnë tensionet në veri

Pas aksioneve të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, në mbylljen e gjashtë  njësive të Bankës Postare Kursimore të Serbisë,  Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.  Gjeneralmajor turk, theksoi rëndësinë e shmangies së veprimeve të njëanshme që mund të përkeqësojnë tensionet dhe nënvizoi domosdoshmërinë e ruajtjes së koordinimit të duhur midis të gjitha palëve të interesuara. Ai ritheksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të zbatuar mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës, në mënyrë të paanshme. Komandanti Ulutash shprehu mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke e vlerësuar atë si mënyrën e vetme për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura në interes të të gjitha komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …