Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur në vizitë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, gjeneralin me katër yje, Volker Wieker, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë. Me këtë rast, gjeneral Rama e ka njoftuar nga afër gjeneralin gjerman Wieker me zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së deri në këtë fazë, si për synimet e Forcës drejt përvetësimit dhe aplikimit me sukses të standardeve të NATO-s, me të cilat standarde zhvillohen dhe operojnë shumica e vendeve perëndimore. Gjenerali Wieker përgëzoi, gjeneralin Rama për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë ngritjes dhe zhvillimit të FSK-së, të një Force e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik civil, force në shërbim për të gjithë qytetarët e vendit, po ashtu një Forcë e hapur për bashkëpunim regjional dhe më gjerë. Me këtë rast Shefi i Forcave të Armatosura të Gjermanisë shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit si dhe kontributin e ushtrisë gjermane për ngritjen dhe profesionalizimin e më tejmë të FSK-së. Me këtë rast, Komandanti i Ushtrisë gjermane Volker Wieker pa nga afër demonstrimin dhe pajisjet e njësisë së kërkim shpëtimit në Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së në kazermën e Pomozotinit, qendër kjo e cila synon të jetë edhe qendër rajonale për trajnim nga fusha e kërkim shpëtimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …