Komandantit të KFOR- it, Ozkan Ulutash shprehet i vetëdijshëm për përgjegjësinë. në periudhën e ndjeshme që po kalon Kosova

Komandantit të KFOR- it, Ozkan Ulutash shprehet i vetëdijshëm për përgjegjësinë. në periudhën e ndjeshme që po kalon Kosova

Dje  në prani të një numri të madh autoritetesh politike dhe ushtarake nga NATO-ja, nga vendet kontribuuese dhe nga institucionet në Kosovë, gjeneralmajor italian Angelo Michele Ristuccia, ia ka dorëzuar postin e komandantit të KFOR- it, gjeneralmajorit turk, Ozkan Ulutash, gjatë një ceremonie të mbajtur në selinë e misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO në Prishtinë. Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutash ka thënë së është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka në këtë periudhë nëpër të cilën është duke kaluar Kosova. Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e vendosur mbi supet e mia në periudhën e ndjeshme që po kalon Kosova, unë po marr komandën me vendosmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet dhe përvojën time për të siguruar që kjo njësi e shquar të shërbejë, me sukses në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën”. Kjo njësi, e cila i është besuar komandës sime, do të vazhdojë të përmbushë misionin e saj me paanshmërinë dhe profesionalizmin e plotë të kërkuar nga përgjegjësia ndërkombëtare, në përputhje me objektivat dhe vlerat themeluese të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara, mbi të cilin bazohet mandati i tij”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …