leoni

Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur në rrugën kryesore që çon në veri të Gazës, pasi Hamasi është pajtuar t'i dorëzojë tri pengje izraelite

Komentet e Donald Trump për Gazën vazhdojnë të provokojnë një reagim të fortë nga aleatët dhe kundërshtarët e Amerikës

Komentet e Donald Trump vazhdojnë të provokojnë një reagim të fortë nga aleatët dhe kundërshtarët e SHBA. Turqia, anëtare e NATO-s, është e fundit që e përshkruan idenë e Trumpit për të zhvendosur banorët e Gazës diku tjetër si “të papranueshme”. Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha se zhvendosja e kaluar e palestinezëve dhe vendosja e izraelitëve në ato zona është shkaku kryesor i konfliktit. “Çështja e dëbimeve nga Gaza nuk është diçka që as rajoni dhe as ne do ta pranonim”, i tha ai agjencisë shtetërore Anadolu. Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si ‘zgjidhja e vetme’ “Edhe të mendosh për këtë, për mendimin tim, është e gabuar dhe absurde”, shtoi kryediplomati turk. Kina, e cila ka marrëdhënie të ftohta me Uashingtonin, gjithashtu hodhi poshtë sugjerimin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin xhijan tha: “Kina ka besuar gjithmonë se sundimi palestinez është parimi bazë i qeverisjes së pasluftës në Gaza”. Ai përsëriti mbështetjen e gjatë të Pekinit për një zgjidhje me dy shtete.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshje për çështjet kritike

Premtimi i kryetarit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur

Premtimi i kryetarit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës …