Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve iu është adresuar partive politike duke iu rikujtuar disa fakte rreth situatës së fëmijëve dhe nevojës që një qeverisje e mirë t’i adresojë ato. KOMF përmes një dokumenti “Një Kryeministër për Fëmijët” ka kërkuar adresimin e problematikave kyçe të fëmijëve në Kosovë, që kërkojnë zgjidhje emergjente. Si koalicion me mision mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, KOMF u ka rikujtuar politikanëve nevojat kryesore të fëmijëve. Përmes këtij dokumenti, KOMF ka kërkuar që asnjë fëmijë të mos kryejë punë të rënda; të investohet në zhvillimin në fëmijërinë e hershme; të aplikohen masat për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve; që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë qasje në shërbime shëndetësore, sociale dhe arsimore; të mbrohen fëmijët nga duhani dhe drogat, përmes zbatimit të legjislacionit dhe aplikimit të programeve parandaluese; si dhe që të investohet në avancimin e formave të mbrojtjes për fëmijët pa kujdes prindëror. Në vijim mund të shiheni përmbajtjen e plotë të dokumentit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …